Pusetat e hapura rrezik për qytetarët në qendër të Ballshit

Pusetat e hapura rrezik për qytetarët në…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e pusetave në qytetin e Ballshit, duke ngritur shqetësimin për rrezikun që ato paraqesin për banorët.

Sipas tij, disa puseta ndodhen të hapura në mes të qytetit, duke krijuar një situatë të rrezikshme për këmbësorët.

Shikoni çfarë bëhet në qytetin e Ballshit. Pusetat janë të hapura në mes të qytetit. Mund të rrëzohesh në mes të ditës”, shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse për mbylljen dhe sistemimin e pusetave, për të shmangur aksidente dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit