Pushim për gratë që janë me cikël mestrual, Spanja bëhet shteti i parë që ofron leje të tillë

Pushim për gratë që janë me cikël…

Gratë që janë në marrëdhënie pune në Spanjë, përveç pushimeve në fundjavë, do të kenë edhe një tjetër leje të veçantë. Gjatë ciklit mestrual, i cili ndodh mesatarisht njëherë në muaj, gratë do të kenë të drejtë të qendrojnë në shtëpi. Dita e tyre do të paguhet njësoj si të ishin me një raport mjeksor apo si të ishin me një leje pune.

Gratë mund marrin deri në 3 ditë pushim nga puna sipas një plani reformash të miratuara nga qeveria e Spanjës. Studime të mëparshme konstatojnë se 60-90% e grave vuajnë nga dhimbje të forta të ciklit dhe në Spanjë preken 75% e tyre. Po ashtu pecetat higjienike dhe tamponët do të jenë falas për gratë dhe vajzat në pamundësi ekonomike si dhe në raftet e supermarketeve do të hiqet TVSH-ja për këto produkte.

Kështu, Spanja bëhet shteti i parë që ofron një leje të formës së tillë për punonjëset. Vendimi është pritur mjaftë mirë nga gratë spanjolle, të cilat kanë thënë se dhimbjet mestruale tek shumica e grave janë të papërballueshme.

Duket se shteti spanjoll kërkon më shumë produktivitet në punë sesa orë apo ditë pune fiktive. Një leje e tillë, shoqëruar edhe më lejet në fundjavë shihet si mjaft qetësuese dhe komode për të punuar.

Ndërkohë nuk kanë munguar zërat kritikë të cilët thonë se në këtë mënyrë gratë mund të abuzojnë me kërkesën për leje, mund të ulë rendmimentin e tyre të punës si dhe një transferim i punës së grave te burrat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit