"Pushime mes zhurmave", turistët ankohen për punimet e pandërprera në Qerret

“Pushime mes zhurmave”, turistët ankohen për punimet…

Banorë dhe pushues në zonën e Qerretit denoncojnë se zhurmat nga punimet e ndërtimit janë bërë të papërballueshme, duke prishur qetësinë gjatë sezonit turistik.

Sipas një qytetari që ka kontaktuar redaksinë, megjithëse kamionët dhe autobetonieret nuk qarkullojnë më si më parë, punimet me çekiçë dhe mjete të tjera të rënda vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Ankesa lidhet konkretisht me një kantier ndërtimi pranë kompleksit Bonita në Qerret, ku, sipas denoncimit, zhurmat nuk ndalen “asnjë minutë”.

Nuk dimë më ku të drejtohemi. Shteti duket se ka mbaruar punë dhe është bërë palë me ta. Vetëm te ju na ka mbetur të besojmë”, shprehet qytetari.

Sipas tij, situata po ndikon edhe tek turistët e huaj të akomoduar në vila pranë zonës, të cilët, sipas denoncimit, ankohen vazhdimisht për zhurmat që u prishin pushimet.

Qytetari ka përcjellë edhe një video, për të cilën thotë se është regjistruar nga turistë të ardhur nga vende të ndryshme, si dëshmi e shqetësimit të tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit