Pushimet brenda vendit, cili qytet preferohet më shumë

Pushimet brenda vendit, cili qytet preferohet më…

Korça vazhdon të mbetet destimacioni i preferuar për pushimet brenda vendit. Të dhënat e INSTAT në anketën e turizmit “Pushime dhe Udhëtime” për vitin e kaluar tregojnë se qyteti juglindor i vendit është destinacioni kryesor në tremujorin e parë dhe të fundit të vitit.

Pas Korçës vjen Durrësi kurse Vlora në të tretin. Në tremujorin e parë destinacion kryesor i udhëtimeve ka qenë qarku i Korçës me 31,4%, ndërsa udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 24,0%, dhe për tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 51,3%.

“Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4,3 netë. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,1% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,9% të tyre.

Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (18,6%), Korrik (12,4%), Qershor (11,5%) dhe Dhjetor (9,9%)”, thuhet në publikim e Instat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit