Pushka e vrasësit të 5 personave në SHBA do të dalë në ankand

Pushka e vrasësit të 5 personave në…

Pushka e blerë ligjërisht e stilit AR-15, përdorur në të shtënat vdekjeprurëse në një bankë në Louisville, ndoshta do të dalë në ankand për publikun, thonë zyrtarët.  

Në një konferencë shtypi një ditë pasi pesë persona u vranë, kryebashkiaku i Louisville, Craig Greenberg bëri thirrje për një ndryshim në mënyrën e trajtimit të armëve të konfiskuara. Katër persona, përfshirë një oficer policie, janë ende të shtruar në spital.

Arma gjysmë automatike ishte blerë nga vrasësi 23-vjeçar, një punonjës banke, më 4 prill. Kryebashkiaku Greenberg, i cili gati vdiq nga të shtënat në zyrën e tij të fushatës vitin e kaluar, ka kritikuar më parë politikën e Kentakit për armët e sekuestruara nga policia.

Sipas ligjit aktual të shtetit, armët e konfiskuara nga policia lokale, përfshirë ato të përdorura në vrasje, i kthehen policisë së shtetit dhe më pas vihen në dispozicion për blerje në ankand.

Në shkurt, kryebashkiaku urdhëroi policinë lokale që të çaktivizojë përkohësisht armët e sekuestruara dhe të vendosë etiketa paralajmëruese përpara se t’ia dorëzojë për rishitje policisë së shtetit.

Etiketat, të cilat kanë disa ngjashmëri me paralajmërimet shëndetësore në paketat e cigareve, thonë: “Armët vdekjeprurëse si kjo shkaktuan 146 vrasje nga plagë me armë zjarri në Louisville në vitin 2022. Katërmbëdhjetë nga këto vdekje ishin fëmijë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit