Pushoni në këtë shtet dhe infektoheni me COVID-19? Qeveria ju paguan me 3 mijë dollarë...

Pushoni në këtë shtet dhe infektoheni me…

Nuk mjaftojnë vetëm heqje vizash apo karantine për të joshur turistët në këtë kohë.

Vende të caktuara po bëjnë edhe oferta mjaftë bujare si në çmime, ashtu dhe në elementët e sigurisë.

Por Uzbekistani është i sigurt se udhëtarët nuk do marrin koronavirusin kur ta vizitojnë.

Por edhe nëse ndodh që të infektohen, pushuesit do marrin plot 3 mijë dollarë nga shteti.

Mbi 33 milion njerëz jetojnë në vend, por me qasjen e shpejtë të bllokimit, vendi ka vetëm 19 vdekje të raportuara nga koronavirusi.

Uzbekistani ka nisur fushatën “Udhëtimi i sigurt”, duke u ofruar vizitorëve nga 3000 dollarë nëse infektohen nga virusi. 

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, nënshkroi dekretin të martën.

Plot 3000 dollarë është kostoja e vlerësuar e kujdesit mjekësor për trajtimin e koronavirusit në vend.

“Ne duam të sigurojmë turistët që ata mund të vijnë në Uzbekistan”,- tha Sophie Ibbotson, ambasadori i turizmit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Qeveria është e sigurt se masat e reja të sigurisë dhe higjienës, që po zbatohen në të gjithë sektorin e turizmit.

Do të mbrojnë turistët nga COVID-19.

Nëse merrni COVID-19 në pushime në Uzbekistan, ne do t’ju ​​kompensojmë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit