“Pushtimi i Komunitetit Mysliman nga gylenistët”, protestë para Medresesë së Tiranës

“Pushtimi i Komunitetit Mysliman nga gylenistët”, protestë…

Sot, Komuniteti Mysliman mban zgjedhjet për kryetarin e institucionit në fjalë. E ndërsa zgjedhjet po kryheshin brenda Medresesë së Tiranës, disa besimtarë u mblodhën para godinës së Medresesë për të protestuar.

Qytetarët protestuan për një sërë arsyesh, duke nisur që nga prekja e zgjedhjeve, shkelja e statutit, shantazhi ndaj hoxhallarëve, pagat qesharake të imamëve dhe uzurpimi i KMSH nga organizata Gylen.

Kandidatë për kryetar të Komunitetit Mysliman janë kryetari aktual Bujar Spahiu, i cili po kandidon sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. 97 anëtarë të komunitetit që pritet të votojnë për këtë post.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit