Pushuesi nuk i dha lekët e parkingut, pronarja e hotelit në Durrës del me shkop dhe…

Pushuesi nuk i dha lekët e parkingut,…

Skena e ngjashme me “Mihalin” dhe me hotelin në Livadh ka ndodhur dhe në Durrës. Një grua ka dalë me shkop para pushuesve pasi këta të fundit nuk i dhanë paratë që ajo kërkonte.

Gruaja e cila është pronarja e një hoteli në Durrës, u kërkoi pushuesve paratë e parkingut. Këta të fundit refuzuan t’ia jepnin dhe u përballën me dhunë.

Pronarja e hotelit pas debatit futet brenda lokalit të saj dhe merr një shkop për ti frikësuar.

‘Nuk ta kam frikën’ dëgjohet të thotë pushuesi i cili ndodhet pranë makinës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit