Putin fsheh qytetin 'sekret' bërthamor, ndodhet edhe një ‘liqen vdekjeje’

Putin fsheh qytetin ‘sekret’ bërthamor, ndodhet edhe…

I fshehur thellë në malet në Rusi është një qytet i ndaluar, ku edhe ushqimi thuhet se është i helmuar, ndërsa vendasit janë të vetëdijshëm se jetesa atje mund t’i vrasë.

Ozersk ka një popullsi prej rreth 82,000 njerëz dhe Vladimir Putin ndoshta do të preferonte që askush të mos e dinte që ekziston, shkruan “The Sun”.

Qyteti mund të duket normal në sipërfaqe, me dyqane, shkolla, restorante dhe apartamente, por duket sikur ekziston në një univers paralel.

Ai është pothuajse plotësisht i shkëputur nga bota e jashtme dhe është vendlindja e programit bërthamor të Bashkimit Sovjetik.

Banorët kanë nevojë për viza speciale për t’u larguar, ndërsa të huajt nuk lejohen të hyjnë. Kufijtë e tij rrethohen me tela me gjemba, ndërsa shkruhet “nuk lejohet hyrja pa leje”.

Për dekada me radhë qyteti nuk u shfaq në asnjë hartë, ndërsa qytetarët e tij u fshinë nga regjistrat e Bashkimit Sovjetik.

Pretendohet se në këtë qytet ka edhe një liqen, i cili thuhet se është dy herë e gjysmë më radioaktiv se Çernobili./Fax News

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit