Putin i lë pas të gjithë: Rusia e ka gati vaksinën për koronavirusin!

Putin i lë pas të gjithë: Rusia…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëhet lideri i parë globar që njofton sukses për zbulimin e vaksinës ndaj COVID-19.

Edhe pse në gjithë botën ka shqetësim për sigurinë që duhet të ketë vaksina, Putin shkruan se testet e sigurisë janë kaluar.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rusë kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.

Të shumta janë shtetet që po punojnë mbi krijimin e një vaksine ndaj koronavirust, por ende janë duke kaluar fazat e provës dhe testimit të sigurisë.

Reuters thotë se vaksina e Rusisë do miratohet këtë muaj, ndërsa prodhimi në masë është vendosur të fillojë në shtator.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit