Konflikti i Rusisë me Ukrainën që prej muajit shkurt të 2021 ka bërë që perceptimi për kulturën, traditat dhe historinë e Rusisë tek një pjesë e njerëzve të ndryshojë. Disa gjykojnë veprimet e Rusisë në mbi dy vite si vazhdim i historisë së saj me Bashkimin Sovietik dhe pretendimeve të saj historike.
Rusia po përgatitet për të prezantuar një ligj që do t’u kërkonte vizitorëve të huaj për të nënshkruar një marrëveshje besnikërie me shtetin në mënyrë që do të ndalonte vizitorëve të huaj që të kritikonin politikat apo të diskretitonin historinë e Bashkimit Sovietik. Gjithashtu do t’u kërkohet që të respektohen vlerat tradicionale të familjes ruse dhe vlerat e rusisë, kulturën dhe të përshtaten me mjedisin, raporton agjensia e lajmeve TASS.
Kjo gjithashtu do të thotë që vizitorët do jenë të ndaluar të ndërhyjnë në aktivitetet publike të autoriteteve publike të Rusisë apo çdo forme diskretitimi të zyrtarëve apo autoriteteve.
Që drafti të bëhet ligj, dokumenti duhet t’i kalojë dhomës së ulët në parlamentin Duma dhe të shkojë për rishqyrtim komisioneve të parlamentit që të firmoset nga Presidenti Vladimir Putin.
Zyrtarët i thanë Agjencisë Shtetërore të Lajmeve Interfax se legjislacioni po punohet nga ministria e brendshme, qeveria dhe administrata presidenciale.