Putin mbajti fjalim kundër Ukrainës, Komandanti çetnik i Serbisë pjesëmarrës në rreshtin e parë

Putin mbajti fjalim kundër Ukrainës, Komandanti çetnik…

Komandanti çetnik i Serbisë, Bratislav Zhivkoviç, ishte një nga pjesëmarrësit që dëgjoi me kërshëri fjalimin e Putin 3 ditë para përvjetorit të sulmeve ndaj Ukrainës. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në fjalimin e tij në parlament të martën se do të vazhdojë luftën në Ukrainë dhe akuzoi aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA për nxitjen e konfliktit. Këtë fjalim e dëgjoi në rreshtin e para me vëmendje komandanti i Serbisë, i cili është shprehur plotësisht dakord me planet e errëta të Putin. Kujtojmë se që prej fillimit Serbia ka qenë vendi i parë që u rreshtua në krah të Rusisë për luftën kundër Ukrainës. 

Ndërkaq, Zhivkoviç është përfshirë në hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, së bashku me pesë shtetas të tjerë të Serbisë, për kryerjen e sulmeve ndaj forcave ukrainase në rajonet e Donetsk dhe Luhansk, si pjesë e organizatës ndërkombëtare të ekstremit të djathtë “Unité Continentale”.

Ai u përmend për herë të fundit në media në vitin 2022, kur u njoftua se ishte plagosur në fushën e betejës në Ukrainë, ku luftoi vazhdimisht në krah të presidentit rus Vladimir Putin.

Bratislav Zhivkoviç ka qenë në gatishmëri për të luftuar kundër Ukrainës që nga tetori i vitit të kaluar, kur Rusia filloi dislokimin e forcave të saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Zhivkoviç ishte përfshirë në një hetim në Serbi në vitin 2018, për shkak se ndaj tij dyshohej se kishte organizuar pjesëmarrjen e personave të tjerë në një fushëbetejë të huaj. Ai u arrestua në gusht 2018 dhe Prokuroria pezulloi hetimet ndaj tij në prill 2019.

Tashmë ai vazhdon të jetë një nga komandant që zbaton me përpikmëri çdo urdhër të Putin për sulme në Ukrainë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit