“Putin, me kancer nis kimioterapinë! Rrethi i tij i ngushtë bën komplot kundër tij”

“Putin, me kancer nis kimioterapinë! Rrethi i…

Vladimir Putin dyshohet se po i nënshtrohet kimioterapisë dhe rrethi i ngushtë i tij mund t’i përdorë shëndetin për të bërë komplot kundër tij. Kjo citohet në disa dokumente të Pentagonit të zbuluara së fundmi.

Dokumentet që u bënë publike në media javën e kaluar përbëjnë një nga shkeljet më të rënda të inteligjencës në historinë e SHBA dhe hedh spekulime në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të Putinit.

Ndërsa SHBA përpiqet të identifikojë të dyshuarit e nxjerrjes së informacionit, njerëzit në mbarë botën po mësojnë se sa thellë është infiltruar Uashingtoni në nivelet e larta të pushtetit rus dhe kontributin e përditshëm të vendit në luftën në Ukrainë.

Një faqe tepër sekrete përmban thashetheme se zyrtarë të rangut të lartë të Kremlinit synojnë të hedhin luftën në Ukrainë si një dredhi për të sabotuar Putinin. Plani që supozohet të vihet në jetë e paraqet Putinin të paaftë, sepse është gjatë trajtimit me kimioterapi.

Thashethemet për shëndetin e dobët të Putinit kanë qarkulluar për muaj të tërë dhe tema ka mbetur një burim i fortë spekulimesh brenda qarqeve të inteligjencës perëndimore. Dokumentet që dolën në The Sun nëntorin e kaluar dukej se konfirmonin se lideri rus ka kancer pankreatik dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme.

Burimet gjithashtu pohuan se ai bëri një operacion urgjent vitin e kaluar dhe ishte nën mbikyqrjen e një ekipi shumë të mirë mjekësh. Shefi i spiunazhit i tha The Sun në shkurt se shëndeti i përkeqësuar i Putin do të çojë në zhdukjen e papritur të tij, duke shkaktuar një fund të shpejtë dhe ndoshta të dhunshëm të administratës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit