
Putin ka refuzuar të bashkëpunojë për të nënshkruar marrëveshjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Departamenti i Shtetit, në një ragim ku shkruan:
“Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetësuesi kryesor në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë”
Pas këtij refuzimi pritet që Uashingtoni në ndryshojë rolin e tij në këtë konflikt të vazhdueshëm. Tammy Bruce, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, tha se SHBA-të po ndryshonin “metodologjinë me të cilën kanë zhvilluar bisedime.
“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, por nuk do të udhëtojmë më nëpër botë si ndërmjetës në takime”, tha Bruce në një komunikim me gazetarët.
Më tej Bruce shtoi se është e qartë që çështja varet nga dy vendet e përfshira dhe se është në dorën e tyre nëse duan ta zhvillojnë me tej bisedimin e paqes.
“Tani varet nga të dyja palët, ka ardhur koha të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete për t’i dhënë fund këtij konflikti. Është në duart e tyre. Është e qartë se ne nuk do të heqim asnjë nga sanksionet ekzistuese. Presidenti dëshiron që çdo veprim që ndërmarrim si komb të bëhet në mënyrë diplomatike, kjo është e qartë, për shkak të angazhimit të tij.”
“Megjithatë, ai e di gjithashtu se ka pjesë të tjera të botës, të të gjithë planetit, që kanë nevojë për vëmendje”, shtoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.