Putin nuk ndal kërcënimet: Rusia, gati të përdorë armë bërthamore

Putin nuk ndal kërcënimet: Rusia, gati të…

Vladimir Putin paralajmëron se Rusia është gati për luftë bërthamore me perëndimin, duke konfirmuar shqetësimet e aleatëve të NATO-s.

“Në kuptimin teknik, sigurisht që jemi gati. Për nga numri i mbajtësve të kokave bërthamore jemi aty-aty, por arsenali ynë bërthamor është shumë më modern.”

Në një intervistë për televizionin shtetëror pak ditë para nisjes së zgjedhjeve presidenciale të 15 Marsit, që pritet t’i sigurojnë edhe 6 vite si president, Putin e quan gjithë Ukrainën “territor rus”, veç 5 rajoneve të aneksuara këto 10 vite. Ndaj paralajmëron kundërpërgjigje si të ishte sulmuar Rusia, nëse ushtritë e huaja shkelin në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do të çojnë trupa. Ne e dimë ç’janë trupat amerikane në Ukrainë, intervencionistë dhe si të tillë do i trajtojmë.

Intervencionizmi nënkupton përdorimin e forcës ushtarake. Shefi i Kremlinit njoftoi edhe se Rusia do të nisë dislokimin e trupave ushtarake në kufirin me Finlandës, sapo anëtarësimi i këtij vendi të zyrtarizohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit