Putin u përgjigjet akuzave të Biden: Rusia nuk ka interse të sulmojë NATO-n

Putin u përgjigjet akuzave të Biden: Rusia…

Presidenti Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet e Joe Biden, se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s nëse ai fitonte në Ukrainë.

Sipas shefit të Kremlinit, ky është një absurditet i plotë, teksa shton se Rusia nuk ka asnjë interes gjeopolitik apo edhe ekonomik të luftojë me ushtrinë e aleancës së NATO-s. Në një intervistë për televizionin shtetëror Rossiya, Putin deklaroi se gjithçka ishte një përpjekje për të justifikuar politikën e gabuar të Biden mbi Rusinë.

Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, nuk ka interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik dhe as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s“, tha Putin.

Por nga ana tjetër, presidenti rus nuk përjashtoi pasojat që do të vijnë për Finlandën, pas anëtarësimit të saj në NATO.

Putin tha se problemet territoriale me Helsinkin ishin zgjidhur prej kohësh, e tashmë me futjen në aleancën ushtarake, ai paralajmëroi se do të rrisë prezencës ushtaraka në kufirin që ndan dy shtetet.

Perëndimi e tërhoqi zvarrë Finlandën në NATO. A kemi pasur mosmarrëveshje me ta? Të gjitha mosmarrëveshjet, përfshirë ato territoriale në mesin e shekullit të 20-të, janë zgjidhur prej kohësh. Nuk kishte probleme atje, tani do të ketë, sepse ne do të krijojmë rrethin ushtarak të Leningradit dhe do të përqendrojmë një sasi të caktuar të njësive ushtarake atje”, tha Putin.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 km me Rusinë, u bashkua me NATO-n në prill të këtij viti. Në javët e fundit, Helsinki ka akuzuar Moskën për “luftë hibride”, gjë që ka çuar edhe në mbylljen e kufijve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit