
“Shkenctarët rusë janë pranë krijimit të vaksinës kundër kancerit”. Kjo ishte deklarata e fortë që bëri këtë të mërkurë presidenti Vladimir Putin, i cili shtoi vaksina kundër kancerit dhe ilaçe imunomoduluese që i përkasin një brezi të ri medikamentesh, është afër krijimit dhe shumë shpejt do jetë e disponueshme për pacientët.
“Shpresoj se së shpejti ato do të përdoren në mënyrë efektive si metoda të terapisë individuale,” shtoi ai, duke folur në një forum në Moskë mbi teknologjitë e ardhshme.
Një numër vendesh dhe kompanish po punojnë për vaksinat e kancerit. Vitin e kaluar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me BioNTech me bazë në Gjermani për të nisur provat klinike duke ofruar “trajtime të personalizuara të kancerit”, duke synuar të arrijë 10,000 pacientë deri në vitin 2030.
Kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck & Co po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit që një studim i fazës së mesme tregoi se përgjysmonte mundësinë e përsëritjes ose vdekjes nga melanoma, pas tre vjet trajtimi