Putin vlerëson marrëdhëniet me Turqinë dhe Kinën: Erdogan partner jo i lehtë, Xi Jinping mik i Rusisë

Putin vlerëson marrëdhëniet me Turqinë dhe Kinën:…

Pas fjalimit të tij që zgjati rreth 40 minuta presidenti rus Vladimir Putin u është përgjigjur pyetjeve nga mediat e pranishme në komunikatën e tij në Moskë, ndërsa ka folur mbi liderin turk Erdogan dhe atë kinez Xi Jinping.

Ai e përshkroi Erdoganin si një “udhëheqës të fortë” që ka mbrojtur gjithmonë interesat e Turqisë. Ai tha se Erdogan nuk ishte gjithmonë një “partner i lehtë” për të negociuar, por se Turqia ishte gjithmonë një vend”i besueshëm” dhe se kishte një dëshirë për të arritur marrëveshje.

Nga ana tjetër Putin shtoi se marrëdhëniet me Kinën janë “të hapura dhe efektive”, ndërsa përshkroi presidentin Xi Jinping si një “mik”.

Po ashtu lideri rus foli edhe për ekonominë e vendit ku deklaroi se përpjekjet perëndimore për të “kolapsuar” ekonominë ruse kishin dështuar dhe se ajo ishte përshtatur me realitetin e ri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit