"Pyetje amerikane për fushatën anti-Trump në 2019 për 2020"

“Pyetje amerikane për fushatën anti-Trump në 2019…

Nga Altin Goxhaj

Disa pyetje (shkurt disa se ka plot) që vijnë nga 2019 dhe që zbërthejnë të vërtetën e PLANdemisë 2020 për ju që e ndiqni politikën në SHBA dhe keni një farë dijenije se kush janë palët dhe ndarjet:

  • Këta demokratët dhe kundërshtarët e Trump a kishin apo s’kishin ndonjë plan elektoral kundër Trump që në 2019 për Zgjedhjet e 2020? Kandidatura e Biden a mjafton për të mundur Trump? A mundet në përballje Elefanti nga një Gomar pa ndihmën e një gjuetari me armë të rëndë gjuetie?
  • Pra kishin vendosur në 2019 apo dhe më parë që do rrinin kshu pasiv pa asnjë plan për 2020? Pra duke ndejtur pasiv a apo rrezikonin triliona dollarë humbje që i fitojnë me parazitizëm burse duke përdor Kinën si fabrikë dhe Perëndimin si dyqan?
  • Po këta globalistat mediatikë dhe ojq-ist që parazitojnë me paratë e taksave dhe kafshatat që u jep establishmenti financiar që i fiton nga modeli i mësipërm, kishin vendos në 2019 të rrinin pasiv duke parë se si Trump do tu hiqte bukën e gojës në vitet që vijnë?
  • Po ky Sorosi me shokë që e sheh perspektivën e bllokimit të tij nga DASH në dhjetra vende dhe njihet për modelin e tij të paraveprimit prej dekadash për ti dalë para të keqes në 2019 s’kishte asnjë plan?
  • Si mundet një Establishment Gjigand Global, kaq i fuqishëm sa Njerëzimi s’ka parë kurrë fuqi si kjo, (përfshirë Establishmentit AntiTrump në SHBA që ka fuqi triliona e triliona dollarë, Kina fuqia e II në Planet, Establishmenti AntiTrump në Bashkimin Europian, vetë Gjermania ku Qeveria mikse Majtas-Djathtas është e rreshtuar qartas kundër Trump dhe trumpizmit, etj etj etj) do rrinte duke fjet në 2020 pa asnjë plan kundër Trump thjesht duke shpresuar se do fitonte një tip i lodhur si Biden???

Pyetja konkluduese:

  • Falangat globale AntiTrump kishin apo s’kishin ndonjë apo disa Plane kundër Trump për 2020?
  • Kush ishin ato?
  • Dini ndonjë prej tyre? A na i tregoni?

Se i vetmi aksion apo angazhim quajeni si të doni elektoral apo dhe pse jo edhe sabotues që dimë ndaj Trump dhe që bashkon gjithë antitrumpizmin kudo në planet dhe e shohim të gjithë me sy është:

Plandemia globale e COVID-19(84) 

PLANdemia Globale duke nisur në Kinë, pastaj në BE (Itali) dhe më pas në SHBA, Britani dhe Brazil ku janë në pushtet konservatorët proTrumpist!

Pyetje amerikane për fushatën e Trump 2019 për 2020:

Cila ishte pika më e fortë e Trump në 2019 për fitore në 2020 dhe ku ishte përqëndruar gjithë fushata e tij?
Këtë e dinë të gjithë:

 PUNËSIMI PËR TË GJITHË (edhe për amerikanët me ngjyrë) 

 RRITJE EKONOMIKE (rritje të prodhimit dhe grumbullim kapitalesh në vend duke reduktuar fuqinë e Kinës) 

 RRITJE TË MIRËQËNIES (njerëzit po jetonin më mirë pavarësisht nëse e kishin qejf apo inat Trumpin)

PRA REZULTATI = FITORE E SIGURTË E TRUMP!

PASOJAT QË MUND TË SILLTE NJË PLANDEMI:

Çfarë pasojash mund të sillte një Pandemi e padëgjuar ndonjëherë, me një virus të tmerrshëm dhe të panjohur, që nuk kishte asnjë ilaç apo vaksinë, dhe askush s’i bënte dot derman dhe që detyronte gjithë botën të mbyllej në shtëpi si në Mesjetë duke braktisur prodhimin dhe konsumin duke u traumatizuar dhe frustruar dhe ku shtetet duhet të merrnin borxhe për të ushqyer robtë të burgosur në shtëpi?

 RËNIE DRASTIKE TË PUNËSIMIT,
 RËNIE EKONOMIKE,
 ULJE TË MIRËQËNIES

PRA REZULTATI = TRUMP HUMBISTE PIKAT E FORTA
➡️ TRUMP HUMBTE ZGJEDHJET, ➡️ GLOBALISTËT FITONIN!

ÇFARË NDODHI?

RASTËSITË:

? RASTËSISHT, kjo pra, VIRUSI LAKURIQIT KINEZ gjëja më absurde dhe më e paparashikuar askund, e pandodhur më parë, krejt “RASTËSISHT” pikërisht kur erdhi 2020 e Fushatës së Trump, nisi pikërisht nga Kina e pikasur nga laboratorët e ndërkombëtar të elitave, pikërisht kur..

? RASTËSISHT, OBSH (institucioni përgjegjës për Pandemitë dhe Epidemitë në botë) ishte marrë me mbështetjen e Kinës Komuniste dhe elitat Gates-BE-Soros nga një Marksist Terrorist LGBQist!

? RASTËSISHT, në 2019, 1 muaj para se të shfaqej në Kinë (sipas kinezëve) Bill Gates bënte seminare për PLANdeminë globale me kshu virusi duke ftuar në seminar kokat burokratike të botës për të treguar se si do mbyllnin në burg dynjanë nëpër shtëpira!

? RASTËSISHT, OBSH nxorri “Protokoll” global si për Qeveritë duhet të merrnin nën kontroll informacionin dhe

? RASTËSISHT, protokoll edhe për Korporatat e Mediave Sociale (Facebook+Insta, Google, Youtube, Twitter, etj) dmth të gjtiha AntiTrump të cilat vendosën shtetrrethimin virtual dhe ngritën Burgje dhe Kampe Përqëndrimi Virtuale me “burgosje” apo “pushkatime” virtuale (siç po ma bëjnë mua me bllokime prej Janarit) me një Censurë Ekstreme dhe Kontroll Orwellian Global për këdo që do ngrinte dyshime dhe duke fshirë video, lajme dhe linke pa fund!

? RASTËSISHT, të gjitha këto dhe besoj i kujtoni episodet e këtij Seriali?

? SEZONI I:
KORONAVIRUSI tmerr i madh e bla bla bla Terror mediatik global për muaj të tërë! (I mbani mend aktuzat ndaj Trump në Shkurt-Mars “S’kemi respiratorë” ndërkohë sot Trump ka dhuruar me mijëra në të gjithë Botën prodhim amerikan dhe jo kinez, pasi i ka stok me tepri në bodrume në çdo spital amerikan). Në Shqipëri Ju kujtoj terrorin që përhapej nga bunkeri i Surrelit dhe tankset me mitraloza nëpër rrugë dhe gjkobat 50 milionëshe për protesta!

? SEZONI II:
BLMja e racizmit që po ata që bërtisnin mos dilni nga shtëpia se do vdesim të gjtihë një ditë të bukur thanë që protestat BLM krijojnë imunitet nga coronavirusi dhe kështi që ja nxorrën inatin në SHBA dhe Europë statujave të Çurçillit, Kolombit dhe Washingtonit! Siç e dini pasi u erdhi në majë të hundës gjithë dynjasë nga idiotësia dhe marria marksiste që shkoi për mysybet dhe u detyruan ti kthehen përsëri:

? SEZONI III:
MASKA MASKA MASKA sipas parimit merre me long se mishi u mbaru…
Ns nuk do të shpërthente kjo fushata globale e OBSHsë për përdorimin e maskave, njerëzit brenda 3 javësh të rënë në qetësi dhe do shihnin shifrat reale të dala jashtë kontrollit të censurës globale të mediave man stream dhe mediave sociale dhe do shihnin njëri tjetrin në sy dhe do pyesnin veten:
ORE PSE NA SHKATËRRUAN JETËN DHE MIRËQËNIEN KËSHTU?
KUSH NA E BËRI?
A DO PAGUAJË DIKUSH?

PYETJA E PARAFUNDIT:

Vërtet nuk e kuptoni se rastësia është Mbret i Botës por kur shumë rastësi bëhen bashkë sa i trashë nga 1shi deri te 10ta duhet të jesh që të mos e kuptosh se PLANdemia nuk është rastësi por PLANI GLOBAL I FRONTIT GLOBAL ANTITRUMP që në thelb është Lufta kundër Lirisë dhe Demokracisë, Qytetërimit Perëndimor dhe Sovranizmit Politik Ekonomik?

PYETJA E FUNDIT:

Pyetja e Fundit:
VËRTET NUK E KUPTONI SE KA FILLU LUFTA E TRETË BOTËRORE E ESTABLISHMENTIT KUNDËR ME POPULLIN?
Thjesht Populli se ka marrë vesh akoma.. si gjthm, i zoti i shtëpisë e merr vesh i fundit!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit