Pyetje&përgjigje/ Kush do të vaksinohet i pari nesër në Shqipëri, kategoritë që do të marrin dozën e parë, çfarë duhet të dini!

Pyetje&përgjigje/ Kush do të vaksinohet i pari…
Ku do të vaksinohen shqiptarët e parë kundër COVID19? Kush do e marrë i pari vaksinën?
Featured image of article: Pyetje&përgjigje/ Kush do të vaksinohet i pari nesër në Shqipëri, kategoritë që do të marrin dozën e parë, çfarë duhet të dini!

Pa e pritur askush, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID19. Ndryshe nga sa ishte njoftuar se vaksinat do të vinin në javën e tretë të janarit, planet ndryshuan.

Por si do të nisë procesi i vaksinimit? Ja çfarë dimë deri më tani: 

Ku? Vaksinimi do të nisë në stadiumin “Air Albania”. Në të gjithë stadiumin janë vendosur 60 bokse, nga të cilat punojnë vetëm 20. Për një orë mund të qarkullojnë 60 persona, ndërsa do të punohet 8-10 orë në ditë. Një qytetar i vaksinuar duhet të qëndrojë 30 minuta në ambientet e “Air Albania” dhe më pas mund të largohet.

Kush? Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim, nga ajo pak sa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë bashkë me kryeministrin Edi Rama, të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, kryesisht punonjësit e spitaleve COVID19 dhe urgjencave, që janë në vijën e parë të përballjes me virusin. Më pas vaksinimi do të vazhdojë me mësuesit, policët e terrenit dhe të moshuarit mbi 75 vjeç.

Sa kushton? Vaksina kundër COVID19 edhe në Shqipëri është falas.

A është vaksina me detyrim? Jo, autoritetet në Shqipëri kanë saktësuar se vaksina kundër COVID19 nuk është e detyrueshme.

A i ka Shqipëria kapacitetet e ruajtjes së vaksinës COVID19? Sipas autoriteteve, po.

Frigoriferët në Shqipëri janë siguruar dhe janë gati për 30 mijë doza që mund të ruhen në -70 gradë, aq sa Pfizer është saktësuar që të ruhet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit