Qafë Bota me orar të ri dimëror, ja kur mund të kalohet kufiri me Greqinë

Qafë Bota me orar të ri dimëror,…

Ndryshon orari i funksionimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, pas vendimit të autoriteteve greke për rikthimin e orarit dimëror. Ndryshimi prek fashën orare gjatë së cilës do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimi në Qafë Botë do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00, sipas orës së Shqipërisë, ndërsa sipas orës greke kalimi do të jetë i mundur nga ora 08:00 deri në 22:00. Orari i ri vjen si pasojë e ndryshimit sezonal të orës në Greqi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë apo kthehen në Shqipëri të marrin parasysh orarin e ri, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë gjatë kalimit të kufirit. Udhëtarët këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me fashën e re të funksionimit të pikës kufitare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit