Qarkullonte me armë të ftohtë, pranga të riut nga Pogradeci

Qarkullonte me armë të ftohtë, pranga të…

Një 26-vjeçar, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me armë të ftohtë.

Të riut, të identifikuar si P.M, iu gjet një thikë gjatë një kontrolli trupor nga policia.

Ai do të gjykohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

Korçë

Qarkullonte me armë të ftohtë, arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar.

Sekuestrohet një thikë.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

P.M., 26 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit trupor të ushtruar këtij shtetasi në fshatin Bulgarec, iu gjet edhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit