Qefalitë fusin në dorë tenderin 180 mln, në këmbim i japin Lleshajt... preshë dhe trangull

Qefalitë fusin në dorë tenderin 180 mln,…

Kompania “Dajti Park 2007” vijon të bëjë ‘namin’ me tendera.

Firma që ka si pronar një nga vëllezërit Qefalia ka fituar jo pak, por rreth 180 milionë Lekë në një tender nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.

Tenderi i majmë

Më herët gjatë këtij muaji, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, nën varësi të Ministrisë së Brendshme – të drejtuar nga Sandër Lleshaj – ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “blerje fruta e perime”, kompaninë “Dajti Partk 2017”.

Shuma e majme që do të marrë nga taksat e shqiptarëve kompania në fjalë është rreth 180 milionë Lekë.

Dhe për çfarë? Për të furnizuar Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me fruta e perime, si presh, trangull, patëllxhanë, rrush, rrush të thatë, kumbulla, etj…

Dyshime për tender të fiksuar

Mënyra se si është shpallur fituar ngre dyshime për një tender të fiksuar.

Në garë për tenderin kanë marrë pjesë 6 kompani. Dy prej tyre janë skualifikuar pasi nuk kanë paraqitur ofertë. Sipas dokumenteve zyrtare të tenderit, janë skualifikuar po ashtu dhe dy kompani të tjera, njëra prej të cilave kishte ofertë më të ulët se “Dajti Park 2007”.

Në garë kanë mbetur dy firma dhe fituese është shpallur ajo me ofertën më të ulët – “Dajti Park 2007”.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka bërë me dije se se ka pasur ankesa nga operatorët e skualifikuar.

Kush fshihet pas “Dajti Park 2007”

Kompania “Dajti Park 2007” është krijuar në vitin 1999 nga Kujtim Qefalia, fillimisht me emrin “Qefalia shpk” .

Në vitin 2004, ai e ndryshon emrin e kompanisë, duke e quajtur “Vllaznimi”.

Në vitin 2007, ai u zgjodh kryetar i Komunës Dajt dhe u gjet në kushtet e konfliktit të interesave, Qefalia ia “dorëzoi” formalisht kompaninë shtetasit Ylber Kalaja.

Ajo e mbajti këtë emër deri në korrik 2016, kur, pas një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda për korrupsionin me tenderat e ushqimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në listën e të arrestuarve ishte edhe pronari i saj, Ylber Kalaja.

Vetëm një javë pas arrestimit,në kohën kur gjendej ende në paraburgim, Kalaja vendosi t’ia ndryshojë tërësisht emrin kompanisë, duke e quajtur “Dajti Park 2007”

Pasi qëndroi disa kohë në paraburgim, Kalaja u lirua nga burgu dhe hetimët ndaj tij u vijuan në gjendje të lirë.

Për më shumë se dy vjet, nga korrikut 2016 deri në fund të vitit 2018, administratori i “Dajti Park 2007” ka qenë fillimisht i arrestuar, më pasnë gjykim dhe përfundimisht i dënuar për veprën penale të “Korrupsionit”. Por kjo situatë nuk e kishte penguar aspak kompaninë e tij garojë dhe të jetë fitues në tendera publikë, me shifra shumëmilionëshe.

Por më e çuditshmja ndodh në fundin e 2018-s, kur Kalaja vendos ta dhurojë kompaninë e tij që gllabëronte para nga tenderat.

Ai i dhuron 50 % të aksionëve djalit të tij Desart Kalasë dhe 50 %, tjetër ia kalon vëllait të Kujtim Qefalisë, që në vitin 2007 ia kishte dhënë Ylberit.

Lulzim Qefalia përveç se është vëllai i Kujtim Qefalisë, ai është edhe vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Pronarët e kompanisë “Dajti Park 2007”, referuar të dhënave në QKB

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit