Qëllohet me armë drejt makinës së një 42-vjeçari në Tiranë

Qëllohet me armë drejt makinës së një…

Mëngjesin e sotëm në zonën e Don Boskos sot në Tiranë, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejtë një makine. Drejtuesi i mjetit është 42-vjeçari Rudolf Zefi, i cili pas atentatit ka denoncuar ngjarjen në Polici. Ai ka deklaruar se drejt makinës së tij është qëlluar me armë nga një person, ndërkohë që ka shtuar se ai vetë nuk ka konflikt me asnjë. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit