Qëllohet me ármë në drejtim të biznesmenit (EMRI)

Qëllohet me ármë në drejtim të biznesmenit…

Një përplasje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në Bulqizë.

Policia ka bërë me dije se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesmenit në fushën e ndërtimit, Gëzim Balla.

Raportohet po ashtu se Balla nuk është prekur nga plumbat, ndërsa autori dyshohet të jetë një person i vetëm.

Policia e Bulqizës ka mbërritur ë vendngjarje ku ka gjetur 5 gëzhoja.

Nga hetimet e para, bëhet me dije se shkak për të shtënat me armë është bërë një histori gjobëvënie.

Aktualisht mësohet se ndërtuesi po jep dëshmi në polici në lidhje me ngjarjen dhe dyshimet që ka.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit