Qëllohet me thikë një 24 vjeçar në Shëngjin pas mesnate, shoqerohen disa persona

Qëllohet me thikë një 24 vjeçar në…

Në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi Markelian Pepa eshte qelluar me thike gjate nates ne Shengjin.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Me datë 08.08.2021, rreth orës 01:50 , në Shëngjin, në rrethana të paqarta është goditur me një mjet prerës thikë shtetasi M.P.,24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë bërë shoqërimin në Komisariat të disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit