Qëlloi 20 herë me plumba, plagosen 2 persona pranë “Shtëpisë së Bardhë”

Qëlloi 20 herë me plumba, plagosen 2…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë. Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar 20 herë dhe dy plumba kanë kapur dy persona që besohet se ishin “shënjestra” për autorin.

Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ndodhi jashtë një restoranti në një zonë të Washington DC. Dëshmitarët tregojnë se një person i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.

Personat e qëlluar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin në spital. Autori ende nuk është arrestuar nga policia ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit