Qëlloi i dehur me armë në mes të qytetit, arrestohet shqiptari në Athinë

Qëlloi i dehur me armë në mes…

Autoritet greke kanë prangosur një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se shtetasi me origjinë nga Shqipëria, kishte qëlluar me armë zjarri në ajër në vendin e njohur si Sheshi America. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, por sipas mediave greke ai mendohet se ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë. 30-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka ngjallur panik tek banorët e zonës. Fatmirësisht të shtënat nuk kanë regjistruar viktima apo të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit