Qëlloi mbi Renea-n, gjykata cakton masën për atentatorin e Skraparit

Qëlloi mbi Renea-n, gjykata cakton masën për…

Shqipëria u trondit pak ditë më parë nga disa atentate që çuan edhe në humbje të jetës të disa përsona.

Edhe Skrapari u terrorizua pak ditë më parë nga shtetasi Hekuran Hoxha i cili sulmoi forcat policore për disa orë rresht. Pas zgjidhjes së situatës nga negociatori i repartit special RENEA proces që çoi edhe në arrestimin e tij sot autori në fjalë ka dalë para togave ë zeza.

Prokurori i çështjes Gentian Abazaj, i kërkoi trupit gjykues të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për të pandehurin. Akuzat me të cilat u përball ishin ato të armëmbajtjes pa leje si edhe prishjes së qetësisë publike.

Por gjykata sot ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për Hekuran Hoxhën, duke urdhëruar që ky person të mbahet nga policia në izolim shtëpiak.

Duke qenë se përsoni në fjalë është me probleme mendore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit