Qëlloi me armë drejt lokalit, prangoset 35 vjeçari i shpallur në kërkim

Qëlloi me armë drejt lokalit, prangoset 35…

Policia e Tropojës ka arrestuar një 35 vjeçar, i shpallur në kërkim si autor i ngjarjes në fshatin Sopot, ku u qëllua në drejtim të një lokali.

Në pranga është vendosur G.Rr, banues në fshatin Sopot, Tropojë për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“ mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta”, njofton policia.

Ditën e djeshme është arrestuar një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. H.  Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit G. K., shtuan të njëjtat burime.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit