Qëlloi me armë ish-të dashurën, vëllanë e saj dhe një person tjetër/ Shpallet në kërkim 36-vjeçari

Qëlloi me armë ish-të dashurën, vëllanë e…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Athinë. Sipas mediave greke një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me pistoletë 3 persona në një makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën Paleo Faliro, ku personi është afruar në një automjet të parkuar në rrugën Nazliu dhe ka qëlluar me pistoletë ish-të dashurën 27 vjeçe, vëllain e saj 20 vjeç dhe shokun e saj 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe luftojnë për jetën.

Dyshohet se të tre të plagosurit janë po ashtu nga Shqipëria.
Pas ngjarjes, 36-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit