Qëlloi me armë Kastriot Markun, arrestohet autori

Qëlloi me armë Kastriot Markun, arrestohet autori

Është arrestuar ditën e sotme 53-vjeçari Van Rica, i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në selinë e Partisë Demokratike dega Kurbin.

Gjatë një sherri që pati me nenkryetarin e degës Kastriot Marku, personi në fjalë qëlloi me armë.

Konflikti ndodhi për shkak të anëtarësimeve të reja në PD që Rica kishte kërkuar të bënte me qëllim që ata të votonin ne procesin e primareve. 

Arratia e Van Ricës zgjati shumë pak pasi ditën e sotme u vu në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:30 në degën e Partisë Demokratike në Kurbin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit