Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD-së, dëshmia e Vani Ricës

Qëlloi me armë zjarri në selinë e…

Vani Rica, mbrëmjen e djeshme pas një debati me nënkryetarin e Partisë Demokrarike në këtë degë, Katriot Marku qëlloi me armë zjarri në ambientet e selisë. Rica është arrestuar ditën e sotme.

Ai ka dëshmuar se konflikti ka nisur për çështjet e kandidatëve, ndërsa ka pranuar se ka qëlluar me armë zjarri. “Kemi debatuar për çështjet e kandidatëve, pastaj nisi sherri. Pranoj se kam qëlluar me armë zjarri“, është shprehur ai.

Mësohet se 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve. Kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Kurbinit, Kastriot Marku (Prenga) me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit