Qëlloi me breshëri drejt një banese dhe vrau qenin, arrestohet pas 4 vitesh autori

Qëlloi me breshëri drejt një banese dhe…

Një 33-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia këtë të hënë, pasi rezultonte në kërkim që prej vitit 2020.

Shtetasi me inicialet N. K., qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit me inicialet N. M., ku si pasojë e të shtënave është vrarë qeni i shtëpisë që ndodhej në oborr. Katë vite më parë N. K., dhe vëllai i tij A. K., pak pas mesditës qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës në fshatin Grudë të Shkodrës, për motive të dobëta.

Që prej asaj kohe 33-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘Arrest me burg”, për disa vepra penale si “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.

Gjatë 4 viteve Policia nuk kishte mundr të binte në gjurmnët e tij, dhe arrestimi është bërë sot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit