Qëlloi me kallashnikov policinë, flet e motra: Vuante nga depresioni

Qëlloi me kallashnikov policinë, flet e motra:…

Motra e Josif Kavajës, 45-vjeçarit i cili qëlloi me kallashnikov drejt policisë ka folur në një prononcim ekskluziv për gazetarin e ABC Aldo Kozarja për ngjarjen e një ditë më parë ku u përfshi vëllai i saj.

Ajo thotë se ai nuk ka pasur probleme por ka shfaqur disa shenja depresioni. Sipas saj në zonën ku jetonte i vëllai shkonte një bari që i kishte marrë lekë borxh.

“Gjendja e tij pak a shumë ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij. Nuk ka pasur probleme. Ka pasur shenja depresioni.

Nuk i ka dhunuar prindërit asnjëherë. Jo nuk e dinim për armë Kemi dëgjuar një bari që shkon atje i ka marrë lekë borxh dhe ja jepte. Ai e ka nxitur”, është shprehur ajo.

Pyetur nga gazetari Aldo Kozarja nëse ai kishte frikë nga një bari i cili dilte me armë do e vriste, e motra u shpreh se ka dëgjuar edhe ajo për këtë gjë.

Gazetari: Bariu më thanë se dilte me armë me leje dhe vëllai ka dyshuar mos e vriste?

Motra: Kështu e kemi dëgjuar edhe ne

Motra: Kemi ditë që nuk kemi folur se nuk mbante as telefon. Jetonte i vetëm në atë zonë nuk ka njerëz të tjerë.

 

burimi: tpz

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit