Qëlloi me shpullë volejbollisten, i hiqet përgjithmonë licenca trajnerit

Qëlloi me shpullë volejbollisten, i hiqet përgjithmonë…

Romeo Xega, trajneri që goditi dy lojtaret e Korçës gjatë pushimit mes seteve, nuk do të ketë më të drejtë ta ushtrojë këtë profesion. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, ka vendosur të jap masën më të rëndë të dënimit, duke e përjashtuar përjetësisht nga roli si drejtues.

Trajneri Xega u filmua teksa gjatë ndeshjes Korça Volley-Dinamo, U18, ai qëlloi në fytyrë me shpullë dy lojtare.


Sjellje të tilla disiplinore, trajneri i kishte të përsëritura. Sipas Komitetit Ekzekutiv, Xega ka qenë disa herë objekt i komisionit të disiplinës ku është penalizuar e dënuar me masa të ndryshme disiplinore dhe financiare

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit