Qëlloi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet nga policia i riu nga Berati

Qëlloi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet nga policia…

Policia e Beratit ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili ka plagosur një bashkëmoshatar me thikë. Nga informacioni i dhënë nga policia, thuhet se shtetasi me iniciale K.Q i ka shkaktuar dëmtime të rënda shtetasit tjetër me iniciale E.H.

Thuhet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe se i plagosuri është shtruar në spitalin rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit :

-K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit