Qëlloi me thikë dy të rinj, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Qëlloi me thikë dy të rinj, arrestohet…

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të vrasë me një mjet prerës (thikë) dy të rinj.

Mësohet e shtetasi me inicialet B.K., 19 vjeç ka qëlluar me thikë shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit