
Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se 18 vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Mesditen e sé premtes pas një konflikti për motive të dobëta, Aldo Hasani plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua.
Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.