Qëlloi për vdekje 60-vjeçarin, 17-vjeçari mori hak për babain që ia vranë 13 vite më parë

Qëlloi për vdekje 60-vjeçarin, 17-vjeçari mori hak…

Ngjarja në Lezhë ka sjellë detaje të reja, ndërsa bëhet e ditur se ekzekutimi i 60-vjeccarit nga 17-vjeccari ka ardhur si hakmarrje. Konkretisht autori i ngjarjes është një 17-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë për hakmarrje, pasi vëllai i Lekgjonajt i kishte vrarë të atin, Gjon Përvathi në vitin 2009. I mituri e ka qëlluar Lekgjonajn në portën e shtëpisë së tij. Hitsotia e ngjarjes së sotme daton që në vitin 2009, kohë kur Ndue Lekgjonaj është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi, por jo vetëm pasi akuzohej edhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit. Tragjedia nuk mbaroi me kaq pasi pak më vonë erdhi vetëhelmimi i bashkëshortes Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit. Shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie. Pikërisht kjo ngjarje bëri që Florian Përvathi të marrë hak me vrasjen e vëllait të autorit të krimit, Lekë Lekgjonaj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit