Qëlloi për vdekje Jurgen Dukën| Publikohet fotoja e efektivit të Policisë

Qëlloi për vdekje Jurgen Dukën| Publikohet fotoja…

Publikohet fotoja e autorit të vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka. Personi që shikoni në vijim është Arbër Sula, efektiv i Policisë së Shtetit. Ai është shpallur në kërkim për ngajrjen e ndodhur pas mesnate në “Vasil Shanto”. Mësohet se pas një konflikti të çastit, Sula qëlloi me armë zjarri drejt Jurgen Dukës duke e lënë të vdekur në vend.

“Në vijim të veprimeve  të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është  bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Jurgen Duka (Mëziri), i cili është shtetasi Arbër Sula, banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër”,  tha më herët Policia, teksa shtoi se ka mundur të zbulojë identifikimin e autorit.

Blutë e kryeqytetit njoftuan se autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes, por me vete mbante armën e zjarrit pistoletë. Ende nuk është saktësuar ende nëse pistoleta ishte ajo që mbante gjatë detyrës në Dibër, apo polici Arbër Sula lëvizte me armë tjetër pa leje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit