Qëlloi për vdekje Petrit Vuksanin/ Lekë Vuksani: E vrava se më nxori nga shtëpia

Qëlloi për vdekje Petrit Vuksanin/ Lekë Vuksani:…

Është zbardhur sot dëshmia e Lekë Vuksani, i cili vrau për qiranë e shtëpisë Petrit Vuksanin. Autori ka pohuar se njihej me viktimën por nuk kanë lidhje gjaku. 34-vjeçari ka deklaruar i kishte marrë shtëpinë me qira prej disa kohësh Petritit, por ky i fundit e nxori nga banesa kur u kthye nga Anglia.

Sipas tij ata kanë debatuar shpesh për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike, Por atë ditë debati u agravuar dh Leka e qëlloi Petritin me një armë që gjeti në banesë

Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë, por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja, Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori.

Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete dhe se ishte e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit