Qëlloi shqiptarin me armë sepse i prishi qetësinë, jepet dënimi për zviceranin

Qëlloi shqiptarin me armë sepse i prishi…

Në vitin 2017, në Zvicër, një shtetas i këtij vendi, rreth 38-vjeç qëlloi me armë nga ballkoni i tij në drejtim të një grupi të rinjsh të cilët po i prishnin qetësinë. Plumbi plagosi një 21-vjeçar shqiptar nga Kosova, i cili pasi u qëllua u transportua në spital me plagë të rënda. Ndërkohë, sipas newsfounded.com, autori që plagosi shqiptarin nga Kosova, është dënuar me 6 vjet e 2 muaj burg për tentativë vrasjeje me dashje. Vendimin e mori gjykata penale e Lucernit, ku veç akuzës së vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, e shpalli fajtor edhe për vepra të tjera penale. Gjithashtu sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari duhet t’i paguajë shqiptarit 20.000 franga si kompensim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit