Qëlloi veten me armën e shërbimit, gardisti paraqitet në spital për t’u trajtuar

Qëlloi veten me armën e shërbimit, gardisti…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrrës. Pranë spitalit rajonal të këtij qyteti ka mbërritur një shtetas i lënduar i cili kërkonte ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri. Shtetasi me iniciale M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, ka qëlluar veten aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Fatmirësisht shtetasi në fjalë ndodhet jahstë rrezikut për jetën, ndërsa materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit