Qëlluan dy policët jashtë orarit të shërbimit, arrestohen dy vëllezërit nga Dibra

Qëlluan dy policët jashtë orarit të shërbimit,…

Dy persona janë arrestuar në Peshkopi pasi janë konfliktuar me dy efektivë policie, pas orarit të shërbimit. Robert Tota 22 vjeç dhe Klodjan Tota, 24 vjeç, vëllezër me njëri-tjetrin qëlluan dy efektivët dhe kundërshtuan edhe patrullën e policisë që ndërhyri për të shuar sherrin.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi vëllezërve me iniciale R.T, 22 vjeç dhe K.T, 24 vjeç, banues në Dibër,  pasi në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar për motive të dobëta me dy punonjës policie jashtë detyrës, duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre.

Dosja i shkoi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit