Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, polici rrugor: Denoncova por nuk morën masa për mbrojtje

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të…

Efektivi i policisë rrugore, në sektorin e qarkullimit rrugor në Mat Ilir Pica ndihet i shqetësuar, teksa ka denoncuar kërcënimin që i është bërë atij dhe familjes së tij në datën 27 tetor.

Në denoncimin e tij, efektivi është shprehur se në datën 27 tetor, persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Pica thotë se për ngjarjen në fjalë ka bërë denoncim pranë Komisariatit numër tre, por këta të fundit nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mbrojtjen e familjes, ndërsa policia ka mbajtur të fshehtë rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit