Qëlluan me plumb 35-vjeçarin dhe u larguan, autorët djegin makinën e të ndjerit

Qëlluan me plumb 35-vjeçarin dhe u larguan,…

Një atentat me armë ka tronditur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj Peqinm teksa i vdekur mbeti 35 vjeçari Albi Bashaliu. Ky i fundit u gjet i pajetë në lagjen ku banonte dhe është konstatuar nga banorët. Në momentin e konstatimit, viktima gjendej i shtrirë në tokë ndërsa kishte marrë një plumb në pjesën e kokës. Ndërkohë pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur e cila është përdorur nga autorët. Mësohet se këta të fundit u kanë bërë pritë e kanë vrarë dhe më pas i kanë djegur makinën. Ndërkohë viktima nuk ka procedime të mëparshme penale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit