Qendër prostitucioni në Tiranë, pranga administratores dhe punonjëses

Qendër prostitucioni në Tiranë, pranga administratores dhe…

Një rast i ushtrimit të prostitucionit është goditur në Tiranë, ku policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër. Qendra e prostitucionit ishte në rrugën “Tish Daija” dhe administratore e saj ishte 39-vjeçarja me inicialet E. S. Ajo e kishte marrë këtë ambient dhe e kishte regjistruar si qendër masazhesh, por në të ushtrohej prostitucion.

Administratorja tashmë e arrestuar nga Policia, kishte punësuar dhe dy bashkëmoshatare me inicialet H. M., edhe kjo e arrestuar, dhe V. V., e proceduar penalisht. Të tre këto shtetase ishin me banim në Tiranë.

Gjatë kontrollit që është ushtruar në ambientet e qendrës ku ushtrohej aktiviteti i jashtëligjshëm, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shuma të ndryshme parash që dyshohet se e kanë prejardhjen nga prostitucioni, disa aparate celularë dhe një automjet.

Njoftimi i policisë:

Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”. Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga pronari i qendrës së masazheve. Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të punësuara në këtë qendër. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë. Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit