Qendra masazhi në mes të oqeanit, balenat vrasëse masazhojnë njëra-tjetrën me alga

Qendra masazhi në mes të oqeanit, balenat…

Balenat vrasëse, orkat në Paqësorin Verior janë vërejtur duke përdorur leshterikë si mjete për masazh, një sjellje e dokumentuar përmes pamjeve nga dronët. Studiuesit i kanë parë këto balena teksa përzgjedhin algat, i kafshojnë dhe më pas i vendosin mbi trupin e një shoqeje, duke i fërkuar për të krijuar një efekt masazhi. Ky fenomen është regjistruar rregullisht përgjatë 12 ditëve vëzhgimi në brigjet e Uashingtonit, me mbi 30 raste të dokumentuara.

Shkencëtarët besojnë se kjo sjellje mund të ketë disa funksione: nga pastrimi i lëkurës dhe lehtësimi i ndonjë kruarje, deri tek forcimi i lidhjeve sociale brenda grupit. Sjellje të ngjashme janë vënë re edhe te primatët, ku pastrimi i ndërsjellë shërben si një formë komunikimi dhe lidhjeje. Tek orkat, prekja fizike dhe ndërveprimi i tillë mund të jetë thelbësor për mirëqenien emocionale dhe fizike.

Veçanërisht orkat me lëkurë më të ashpër u përfshinë më shpesh në këto masazhe, duke sugjeruar një funksion të lidhur me kujdesin ndaj lëkurës. Megjithëse nuk dihet ende nëse kjo praktikë është unike për këtë popullatë, zbulimi shton një tjetër dimension në të kuptuarit e inteligjencës dhe ndërlikimit social të balenave vrasëse.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit