Qëndrimi zgjuar në orët e vona rrit riskun për t'u prekur nga depresioni

Qëndrimi zgjuar në orët e vona rrit…

Qëndrimi zgjuar deri në orët e vona të natës lidhet ndjeshëm me shëndetin tuaj mendor.

Studimet e reja kanë zbuluar se sa më vonë të flini aq më të larta do të jenë nivelet e ankthit, stresit dhe depresionit.

Ndërsa kërkimet kanë nënvizuar prej kohësh rëndësinë  e gjumit për shëndetin mendor, studimet e fundit ngrenë alarmin sesa e rrezikshme mund të jetë mungesa e gjumit.

Mungesa e gjumit mund të lidhet drejtëpërdrejtë me trurin tuaj, duke shkaktuar një akumulim ankthi apo depresioni.

Kalimi i kohës para ekranit të telefonit gjatë orëve të vona të natës, mund të sjellë një gjendje të rënduar psikologjike. Ju vazhdimisht do të keni një ndjenjë ankthi e cila do ju shoqëroj përgjatë gjithë ditës. Si pasojë përqëndrimi juaj do të jetë i ulët, dhe gjëndja juaj emocionale nuk do të jetë e qëndrueshme.

Ekspertët bëjnë thirrje se individët duhet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës, duke kaluar më pak orë përpara ekranit të tyre dhe duke i kushtuar një rëndësi më të madhe gjumit.

Në të kundërt truri do të ndeshet me çrregullime të shëndetit mendor si ankthi apo depresioni.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit